Policia arreston një person në Mramor – i konfiskohen mbi 27 kilogramë kanabis

Policia arreston një person në Mramor – i konfiskohen mbi 27 kilogramë kanabis

14:47, 09/08/2022

Policia sot ka arrestuar një person të dyshuar në fshatin Mramor të Prishtinës të cilit i janë gjetur në veturë 27 kilogramë marihuanë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.

“Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me Narkotikë, pas pranimit dhe trajtimit të një informate rreth trafikimit me narkotikë, sot, më 09.08.2022 ora 12:00, kanë zbatuar operacioni policor ‘goditja’. Në zbatim të operacionit policor, në fshatin Mramor të Prishtinës, është ndaluar një veturë me targa vendore”.

“Policia, gjatë kontrollit të veturës të cilën e ngiste N.N., (viti i lindjes 1988, mashkull, kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar 27 kg. e 600 gr., substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Po ashtu janë sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 60 euro dhe 320 dinar (monedha serbe)”.

“Për veprimet lidhur me rastin është lajmëruar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore të Prishtine dhe me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake është kryer kontroll te shtëpia e të dyshuarit (në fshatin Badofc i Ri Graqanicë), por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”.

“Me vendim mbi ndalimin e personave nga ana e prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco