Vrasja në Lipjan, të dyshuarit e vrasjes së 22 vjeçarit ende në arrati

Vrasja në Lipjan, të dyshuarit e vrasjes së 22 vjeçarit ende në arrati

14:30, 09/08/2022

Nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së premtes javën e kaluar në Lipjan, ku një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën ende asnjë person i dyshuar nuk është arrestuar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Sipas saj, të dyshuarit janë ende në arrati dhe siç tha ajo është duke vazhduar ndërmarrja e veprime hetimore në mënyrë intensive.

“Të dyshuarit janë ende në arrati, po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore në mënyrë intensive”, ka thënë Ulaj.

Ndërkaq, burimet e Telegrafit kanë bërë të ditur se personi që mbeti i vdekur nga të shtënat me armë zjarri është i moshës 22 vjeç (viti i lindjes 2000) me inicialet D.G.

Ndërkaq, në raportin e Policisë së Kosovës, bëhej e ditur se ngjarja kishte filluar pas një konflikti verbal dhe fizik në mes pesë personave, e cila më pas ka eskaluar edhe me gjuajtje me armë.

Siç thuhej në raport, dy persona kanë shtënë me armë në drejtim të tre tjerëve dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhej në raport.

Tutje sipas raportit, viktimat ishin dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra kishte ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e kishte konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërsa, njësit relevante kishin dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale ishin sekuestruar, tri gëzhoja,  një predhë dhe një fragment metali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco