Arsimi i komuniteteve joshumicë, mungesë tekstesh e keqpërdorim kuote për regjistrim në fakultete

Arsimi i komuniteteve joshumicë, mungesë tekstesh e keqpërdorim kuote për regjistrim në fakultete

14:12, 09/08/2022

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ka mbajtur takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve.

Rexhepi me këtë rast tha se problem mbetet mungesa e teksteve shkollore, por edhe regjistrimi në universitete.

Por ajo u shpreh e bindur se në bashkëpunim më Ministrinë e Arsimit do të sigurojë që kuota të respektohet.

“Kemi problemin e librave për shkollat fillore dhe të mesme dhe mos respektimi i studentëve tanë janë regjistruar të tjerë. Këtu do të gjejmë mënyrën të mirë për gjendjen aktuale. Të sigurojmë studentëve tanë shkollimin dhe të ngrisim aktivitetin profesional me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit”.

“Do të tentojmë që këtë vit të punojmë dhe t’i mundësojmë studentëve tanë të regjistrohen në vendin e tyre. Në periudhën e kaluar keni qenë të paguar shumë më pak në punën tuaj. Një temë e rëndësishme është regjistrimi i studentëve në UP”.

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka kërkuar të verifikohet nëse janë keqpërdorur kuotat për regjistrim në universitete, madje ka paralajmëruar edhe se do t’i drejtohen Prokurorisë.

Ai u shpreh i bindur se nuk do të tolerohet asnjë keqpërdorim në këtë drejtim, raporton EO.

“Të verifikojmë nëse kuotat janë shfrytëzuar dhe nëse ka hapësirë që duhet të shkojë edhe në Prokurori”.

“Sot kam marrë përsipër të flas për kuotën e regjistrimeve për komunitete. Një program për mbështetjen e të rinjve me fokus të komunitetit egjiptian që të regjistrohen në Fakultetin e Edukimit dhe të kenë burs nga Ministria e Arsimit. Vetëm 20 janë komunitetit egjiptian dhe ashkali për momentin. Tash jemi në situatë para ping-pongut. Këto kuota janë duke u keqpërdorur, por jemi duke u angazhuar që t’i verifikojmë”.

“Në një Qeveri si kjo e jona ku ne fokus është drejtësia nuk mund të ketë hapësirë në UP që të kalojë keqpërdorim i kuotës. Tash do të përkujdesemi për këtë. Ministrat në këtë Qeveri nuk do ta tolerojnë që kjo të kalojë kështu.

Një nga gabimet është kur janë publiku listat në Fakultetin e Mjekësisë është emri mbiemri, por jo përkatësia etnike”.

Enis Kervan, deputet i Kuvendit të Kosovës nga grupi parlamentar multietnik, tha se vazhdimisht i kanë përcjell të institucionet shqetësimet për arsim cilësor.

Ai shtoi se në Fakultetin e Mjekësisë ka pasur keqpërdorimin në regjistrim.

“Në bashkëpunim me zëvendëskryeministren e ndjejmë nevojë të kem një tryezë për të paraqitur sfidat tona. Është e rëndësishme që në bashkëpunim me Qeverinë kemi arritur të kemi suksese për tekste shkollore. Në kuadër të UP të Fakultetit të Mjekësisë vazhdojnë keqpërdorime dhe keqkuptime”.

“Ne së bashku me zëvendëskryeministren kemi qenë duke bërë punë në aspektin e arsimit. I kemi shprehur problemet tona për arsim sa më cilësor dhe të mirë. Ka filluar printimi i teksteve shkollore po ka nevojë për përmirësime. Çështja e hapjes së departamenteve të reja pothuajse është kryer. Në kuadër të universiteteve ka vende të dedikuara për pranimin e studenteve dhe duhet ta ndalojmë keqpërdorimin”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco