Kurti zotohet për angazhim të shtuar në shëndetësi

Kurti zotohet për angazhim të shtuar në shëndetësi

13:54, 09/08/2022

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, të martën ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi bashkë me zëvendësen e tij, Dafina Gexha-Bunjaku si dhe Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSHUK).

Takimi vjen në një kohë kur Valbon Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të ShSHUK-së – atij para se të dorëhiqej, iu kishte përmendur shkarkimi.

E kryeministri i Kosovës është zotuar për angazhim të shtuar në fushën e shëndetësisë, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Kjo zyre ka treguar për gjashtë temat kryesore që u trajtuan në këtë takim:

1)      Ndarja dhe bashkëpunimi publiko-privat në sektorin e shëndetësisë.

2)      Sistemi Informativ Shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore.

3)      Reforma e sistemit shëndetësor, në veçanti e ShSKUK-së, për fuqizimin e QKUK-së, të spitaleve rajonale dhe kujdesit parësor shëndetësor.

4)      Raporti i sektorit publik të shëndetësisë, si shërbim e kujdes profesional me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit, si vatër e kërkimit, hulumtimit dhe studimit shkencor.

5)      Nevoja për Spitalin rajonal të Prishtinës.

6)      Raporti i MSh-së dhe ShSKUK-së me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë: të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve.

Shëndetësia është në fokus të çdo qeverie për shkak të pandemisë COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco