Ndërtimet në zonën e Brezovicës, tri aksione të Prokurorisë brenda një jave

Ndërtimet në zonën e Brezovicës, tri aksione të Prokurorisë brenda një jave

13:42, 09/08/2022

Prokuroria e Ferizajt e ka vazhduar edhe sot aksionin në rastin “Brezovica”.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se ky aksion është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme lidhur me rastin “Brezovica”.

Qëllimi i këtij inspektimi, sipas prokurorisë, është identifikimi i ndërtimit të të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Një aksion i tillë u zhvillua edhe dje, i treti brenda një jave.

Në rastin Brezovica deri më tani janë arrestuar dhjetëra persona, në mesin e të cilëve ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës e oficerë doganorë.

Ata dyshohen për veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco