“Rrezikojmë luftë, pas Serbisë qëndron Putini”, Qeveria e publikon intervistën e plotë të Kurtit për gazetën italiane

“Rrezikojmë luftë, pas Serbisë qëndron Putini”, Qeveria e publikon intervistën e plotë të Kurtit për gazetën italiane

12:53, 09/08/2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë të dhënë dje për gazetën italiane La Repubblica ka thënë se ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti tha se se ky rrezik është rritur pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën.

“Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, veçanërisht pasi bota ka parë se çfarë ka bërë Rusia mbi Ukrainën”, tha Kurti ndër të tjera.

Retorika e Kurtit për luftën ka ngjallur reagime të shumta tek spektri politik opozitar në Kosovë.

Sot Qeveria e Kosovës ka publikuar të plotë intervistën e Kurtit dhënë për “La Repubblica’, po ashtu është publikuar edhe fotografia e Kurti bashkë me gazetarin Fabio Tomacci.

Kurti edhe më parë kishte deklaruar se rrezik për luftë ka. Pikërisht si argument mbështetës e ka marrë pushtimin rus të Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco