Shqiptarja fiton betejën me kompaninë Zara

Shqiptarja fiton betejën me kompaninë Zara

12:30, 09/08/2022

Amber Kotrri, pronarja e një butiku të vogël, të quajtur “House of Zana” fitoi një betejë ligjore me gjigandin e modës, Zara.

Zonja Kotrri, bashkëshorti i së cilës është shqiptar, i vendosi butikut emrin “Zana” një emër shqiptar, sepse “Zanat” janë krijesa mitologjike të folklorit shqiptar dhe përfaqësojnë më të bukurën e të bukurave.

“House of Zana”,  është me bazë në Darlington. Pak muaj më parë përfaësues të kompanisë ZARA i thanë se biznesi i saj identik me ta e kishte ngjashmëri mes dy markave dhe kjo do të ngatërronte klientët.

Por Amber ishte e vendosur të luftonte për markën e saj dhe madje mori mbështetje nga e e gjithë bota. E më në fund ia doli duke falenderuar të gjithë ata që e mbështetën.

Amber, e cila ka studiuar art dhe dizajn e nisi biznesin e saj online në vitin 2018.

Suksesi i dyqanit në Grange Road, Darlington, e ka bërë atë të zgjerohet në Aeroportin Teesside dhe të arrijë një audiencë globale në internet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco