Kolonë e gjatë në vendkalimin kufitar Merdarë – pritjet për dalje deri një orë

Kolonë e gjatë në vendkalimin kufitar Merdarë – pritjet për dalje deri një orë

12:19, 09/08/2022

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë të ditur se ka kolona e pritje sërish në pikën kufitare në Merdare, ku qytetarët po presin deri në një orë për të dalë nga territori i Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, përmes raportit bën të ditur se pritjet për dalje janë deri në një orë.

Ndërsa, në hyrje pritjet janë deri 10 minuta, kurse tek Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në 30 minuta.

Ndryshe, në muajin korrik bashkatdhetarët janë detyruar të presin në pikat kufitare me Serbinë për hyrje.

Pritjet më të gjata ishin regjistruar në pikën kufitare në Merdare ku në hyrje të kësaj pike bashkëatdhetarët janë detyruar të presin 40 minuta.

Gjendja në kohë reale në pikat kufitare mund të përcillet në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco