Olluri përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me Kurtin duke thënë se, kryeministri është i pafat kah ana e heroizmave të luftës, pasi që i pari i qeverisë nuk ka mundur të hyjë në UÇK sepse ka qenë i ri, shkruan lajmi.net.
Gazetari po ashtu ka thënë se Kurti nuk mund të bëhet si presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, pasi që kompetencat e komandës supreme të ushtrisë i takojnë Vjosa Osmanit.
“Edhe nese behet lufte, Kurti nuk mund te behet si Zelensky. Kompetencat e komandantes supreme te ushtrise i takojne Vjosa Osmanit. Shume eshte i pafat kah ana e heroizmave te luftes. Ne UÇK nuk pati mujte me hi. Pati qellu i ri ne moshe. Shtalb hala”, ka thënë Olluri.
© SYRI.net