Pas kritikave për projektet, LVV shpalos punën e mirë të pushtetit

Pas kritikave për projektet, LVV shpalos punën e mirë të pushtetit

11:40, 09/08/2022

Pas kritikave të shumta për mos-realizim të projekteve kapitale, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se Qeveria e Kosovës deri në Korrik 2022 ka ndërmarrë një sërë veprimesh e masash që përmbushim “qëllimin tonë për punë dhe drejtësi”

Sipas LVV-së, puna dhe drejtësia nuk janë vetëm kërkesa legjitime të qytetarëve por edhe shtylla të progresit të përgjithshëm shoqëror.

“Puna nuk është vetëm vendi i punës por edhe mundësia për të mësuar dhe bërë përvojën e parë në jetë. Ndaj për këtë qeveria jonë ka bërë programe. Drejtësia është ajo e ligjit por mbi të gjitha është ajo shoqërore”, thuhet në një kumtesë të LVV-së në Facebook.

“Andaj, Qeveria jonë është duke u përpjekur për drejtësinë penale, atë civile por mbi të gjitha edhe me atë shoqërore ku shtresat në nevojë përkrahen”, vijon reagimi i LVV-së, teksa ka shpalosur një pjesë e projekteve dhe planeve të nisura nga Qeveria dhe që do të shtohen e dinamizohen në vjeshtën e këtij viti dhe do të planifikohen për Buxhetin e ri 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco