Arrestohen dy shtetase të huaja për prostitucion në Prishtinë

Arrestohen dy shtetase të huaja për prostitucion në Prishtinë

11:36, 09/08/2022

Policia ka arrestuar dy të dyshuara në Prishtinë, njëra shtetase e Republikës së Shqipërisë dhe tjetra  e Italisë.

Të njëjtat u prangosën të hënën rreth orës 18:40 pasi dyshohen për veprën penale ‘mundësim apo detyrim me prostitucion’.

Lidhur me rastin ,janë sekuestruar një veturë dhe dy telefona mobil.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco