Therja e të miturit në Deçan ndodhi pas një provokimi, detaje të reja

Therja e të miturit në Deçan ndodhi pas një provokimi, detaje të reja

11:26, 09/08/2022

Një rrahje mes dy të miturve përfundoi me therje me thikë, dje në Fshatin Shtapej të Deçanit. Policia njoftoi se i dyshuari është arrestuar dhe viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Ndërkohë kanë dalë detaje të reja për rastin.

Të miturit, të dy nga fshati Shtapej janë përfshirë në përleshje pasi i dyshuari i kishte shkuar viktimës te lokali ku po qëndronte, ku dyshohet se fillimisht e provokoi.

“Sipas viktimës deri sa ishte duke qëndruar nё njё lokal afёr shtёpisё se tij, i dyshuari ka ardhur dhe fillimisht e ka provokuar e mё pas e ka grushtuar dhe ne njё moment ka filluar ta godas me mjet tё mprehtë (brisk) viktimën”, njofton Policia e rajonit të Pejës.

Pasi kishte ndodhur rasti, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim tё panjohur, por pas një kohe të shkurtër, i njëjti është arrestuar dhe ndaluar për 24 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco