Zogiani i VV-së: PDK dhe LDK po bëjnë politikë duke mbrojtur Vuçiqin

Zogiani i VV-së: PDK dhe LDK po bëjnë politikë duke mbrojtur Vuçiqin

10:02, 09/08/2022

Avni Zogiani nga VV ka thënë se opozita e Kosovës nuk ka bërë asnjë reagim për emërimin nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të figurave të luftës në top pozitat shtetërore.

Zogiani ka shtuar se "PDK e LDK po bëjnë politikë duke mbrojtur Vuçiqin e duke e goditur vendin e vet".

Positmi i tij:

Nga opozita e Kosoves, sidomos PDK e LDK, asnje reagim per emerimin nga Vuçiqi te figurave te luftes ne top pozicione shteterore...
Madje ne Prishtine s'kane reaguar as figurat e shoqerise civile, nderkohe qe ne Beograd pati reagime te ashpra nga disa figura te shoqerise civile...
Opozita e Kosoves dhe shoqeria civile ama, ndihmoi Vuçiqin ne kete situate duke akuzuar Kosoven se po do lufte ne kohen kur Vuçiq po rehabiliton figurat qe kryen spastrim etnik ne Kosove! 
Pra, opozita dhe shoqeria civile ne Prishtine po bejne lufte politike duke bere pergjegjese Qeverine e Kosoves per veprimet e Vuçiqit. 
Me nje fjale, PDK dhe LDK po bejne politike duke mbrojtur Vuçiqin e duke e goditur vendin e vet!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco