Shtyhet festivali tradicional i birrës dhe verës 'Beer and Wine Festival'

Shtyhet festivali tradicional i birrës dhe verës 'Beer and Wine Festival'

09:55, 09/08/2022

Këtë vit festivali tradicional i birrës dhe verë “Beer and Wine Festival”, ishte planifikuar të mbahej nga data 12 deri me 14 gusht.

Pas ndryshimit të lokacionit, ky festival mbrëmë njoftoi se ka ndryshuar edhe datën e mbajtjes.

Përmes një postimi në Facebook faqja zyrtare e “Beer and Wine Festival”, kanë bërë të ditur se festivali është shtyrë për një datë tjetër, të pacaktuar.

“Me vendim të Komunës së Prishtinës, festivali shtyhet për një datë tjetër”, thuhet në njoftim.

Theksojmë se ky është edicioni i dhjetë i këtij festivali dhe do të mbahet tek parkingu i pallatit të rinisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco