800 euro gjobë, heqeje e patentë shoferit ndaj dy vozitësve që tejkaluan shpejtësinë

800 euro gjobë, heqeje e patentë shoferit ndaj dy vozitësve që tejkaluan shpejtësinë

09:49, 09/08/2022

Dy shoferë u gjobitën sot për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj.

Policia informoi se sot në ora 00:20 të mëngjesit ndaloi shoferin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë, ku në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 90 km/h. Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet M.B (M/K) i moshës 19 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit).

Në po të njëjtën rrugë, rreth orës 00:43 , policia ndaloi shoferin tjetër, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 118 km/h. Ndaj shoferit me inicialet A.T (M/K) i moshës 33 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit).

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

“Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”, u bë e ditur në komunikatën e Policisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco