E kërcënonte të dashurën në rrjete sociale dhe ia rrah babanë, arrestohet

E kërcënonte të dashurën në rrjete sociale dhe ia rrah babanë, arrestohet

09:42, 09/08/2022

Një person është arrestuar të hënën rreth orës 14 në Graçanicë, pasi dyshohet se në vazhdimësi e kishte kërcënuar të dashurën e saj në rrjete sociale dhe ia kishte rrahur babanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi kishte kanosur viktimën femër kosovare, që ajo të jetë në lidhje me të. I dyshuari kishte sulmuar babanë e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco