Kushti i rënd për ta marrë një licencë të kriptovalutave në Kosovë

Kushti i rënd për ta marrë një licencë të kriptovalutave në Kosovë

09:31, 09/08/2022

Një nismë legjislative tashmë ka filluar nga disa deputetë për ta sjellë në Kuvend një ligj që do ta rregullonte veprimtarinë e kriptovalutave.

Nga draft preliminar të kësaj nismë të titulluar Ligji për Kripto-Asetet, nga ku shihet se rregullimi nga shteti  do të jetë goxha rigoroz për ata që do të merren më këtë ‘zeje’.

E para dhe më kryesorja është kriteri i licencimit.

“Asnjë Operator nuk mund të emitoj, tregtoj, shpërndaj apo rruaj Kripto-Asete ose te ofroje ndonjë shërbim tjetër qe ndërlidhet me Kripto-Asetet, përveç nëse është në posedim të Licencës”, thuhet në nenin 4 të këtij projektligji.

Ndërsa, llojet e Licencave që miratohen nga Autoritetet Përgjegjëse për kryerjen e veprimtarive të parashikuara në këtë Ligj janë:

(a) Licenca për subjektit të Autorizuar për teknologji digjitale (Agjenti);

(b) Licenca e Ofruesit të Shërbimeve Inovative

Krahas kushteve të përgjithshme, Aplikuesi për licencë, Agjenti, duhet të plotësojë edhe kriteret e veçanta:

a) të jetë Person Juridik i regjistruar;
b) të vërtetojë, duke vënë në dispozicion dokumentacionin provues, se ka aftësitë dhe njohuritë e duhura teknike lidhur me teknologjinë DLT;
c) të dorëzoj strukturën organizative të sa saj, se bashku me informatat personale dhe profesionale lidhur me strukturen e menaxhmentit të lartës, zyrtarit kryesor për teknologji informative si dhe informacionet lidhur me strukturen pronësore të Aplikuesit;
d) ka kompetencën dhe përvojën lidhur me procedurën teknologjike për emetimin e tokenëve digjital dhe asteve digjitale të bazuara në teknologjinë e DLT;
e) të vërtetojë se në çdo kohe e ka të deponuar një kapital minimal prej 500,000,000 Euro, të deponuar në llogari të veçantë pranë Bankës Qendrore, i cili nuk përdorët për qarkullim biznesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco