Sulmuan kamerierin e më pas edhe dy policë, arrestohen të dyshuarit tek Parku i Gërmisë

Sulmuan kamerierin e më pas edhe dy policë, arrestohen të dyshuarit tek Parku i Gërmisë

08:56, 09/08/2022
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar kamerierin dhe më pas edhe dy zyrtarë policorë.
 
Kështu është njoftuar përmes raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës, ku shtohet se dy zyrtarët policorë kanë qenë me rroba civile.
 
Tutje shtohet se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
 
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR. Parku i Gërmisë, Prishtinë 07.08.2022 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që fillimisht kanë sulmuar kamerierin dhe më pas dy zyrtarët policorë, të cilët ishin në rroba civile. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco