Mali i Zi në ngërç politik, “shkunden” pozitat e Abazoviçit,

Mali i Zi në ngërç politik, “shkunden” pozitat e Abazoviçit,

08:19, 09/08/2022

Kohët e fundit janë lëkundur pozitat e qeverisë malazeze, teksa është kërkuar edhe shkarkimi ie Dritan Abazoviç. Nuk ka asnjë prononcim nga partia pro serbe, Fronti Demokratik e cila mund të vendosë fatin e Dritan Abazoviç.

Ndërkohë askush nga qeveria e Dritan Abazoviç nuk ka mbërritur në zyrën e partisë pro-serbe Fronti Demokratik të cilët kanë kërkuar formimin e një qeverie teknike që do të ishte përgjegjëse për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, si forma e vetme që mund t’i japë zgjidhje ngërçit politik në vend.

Këta të fundit, të cilët kanë 20 deputetë në Kuvend nuk prononcohen se si do të votojnë në seancën e 19 gushtit, kur ligjvënësit malazezë do të vendosin nëse do të shkarkojnë apo jo kryeministrin Dritan Abazoviç.

Mbrëmjen e së shtunës Lëvizja Qytetare Ura e cila udhëhiqet nga Abazoviç i ftoi demokratët që të shkojnë drejt Bashkimit Evropian duke votuar anëtarët e Këshillit Gjyqësor në 16 gusht. Abazoviç në një komunikim publik së fundmi ka thënë se nuk do të përjashtonte marrëveshjet përpara 19 gushtit.

Partia pro-serbe nuk ishte në mesin e forcave që iniciuan shkarkimin e Abazoviç, pasi ky i fundit miratoi të ashtuquajturën Marrëveshje Themelore me Kishën e Serbisë.  Së fundmi siç bëjnë me dije nga kjo forcë politike prioritet i qeverisë malazeze duhet të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe të mos bashkëpunojë me partinë e udhëhequr nga presidenti Millo Gjukanoviç, Partia Demokratike e Socialistëve. Nëse Abazoviç bie, për të cilin duhen edhe 5 vota, vendi mund të futet në kaos politik të cilat mund të zgjidhen vetëm me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco