Kapet sërish drogë në Greqi, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në kërkim bashkëpunëtori i tij

Kapet sërish drogë në Greqi, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në kërkim bashkëpunëtori i tij

08:10, 09/08/2022

Policia greke ka sekuestruar 11 kg e 829 gram marijuanë bë brigjet e Korfuzit.

Droga është gjetur në një zonë me shkurre në Potamo, Korfuz, përballë Kepit të Stillos.

Në pranga ka rënë një shtetas shqiptar 35 vjeç.

Shqiptarit, me banim ne Korfuz, i janë gjetur në banesë edhe 50 gram marijuanë.

Sakaq në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij grek, 25 vjeç.

Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 15 gram kokainë dhe 45 gram marijuanë.

Ky është operacioni i tretë në 24 orët e fundit në Greqi, ku më parë në Kozani u kapën 303 kg marijuanë, ndërsa në Igumenicë 77 kg marijuanë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco