Reuters shkruan për arrestimin e gazetares ruse në Kosovë

Reuters shkruan për arrestimin e gazetares ruse në Kosovë

08:31, 07/08/2022

Dje ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla njoftoi se është arrestuar gazetarja ruse, Daria Aslamova. Për këtë ka shkruar Reuters.

Prestigjiozja shkruan se nuk kanë mundur t’i verifikojnë akuzat e Sveçlës dhe se Aslamova nuk ka qenë e qasshme per ndonjë koment, derisa ende nuk dihet nëse ka punësuar ndonjë avokat.

Reuters në artikullin e saj tregon që Sveçla ka postuar një fotografi të Almahov me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe me presidentin rus, Bashar al-Assad.

“Rusia është aleati kryesor i Serbisë dhe njëjtë sikur Beogradi, është kundër pavarësisë së Kosovës”, shkruan Reuters.

Në artikull, Reuters përmend edhe situatën e tensionuar javën e kaluar dhe sulmin e djeshëm ndaj Policisë së Kosovës.

“Kosova i është bashkuar ndëshkimeve të BE-së dhe SHBA-së kundër pushtimit rus të Ukrainsë dhe tashmë ka vendosur sanskione””, shkruan Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco