Bytyçi: Ngjarjet në veri të Kosovës orkestrohen nga Beogradi, kriminelët mbështeten nga Vuçiç

Bytyçi: Ngjarjet në veri të Kosovës orkestrohen nga Beogradi, kriminelët mbështeten nga Vuçiç

08:30, 07/08/2022

Për analistin Enver Bytyçi çdo ngjarje që ndodh në Kosovës është një ngjarje që projektohet dhe instrumentalizohet nga propaganda e Beogradit.

I ftuar në RTV Ora, Bytyçi tha se ata mbajnë nën tension dhe frikë gjoja për dhunën që mund të ushtrojë shqiptarët dhe se kanë një projekt që duan t’i paraqesin shqiptarët si jo bashkëpunues

Bytyçi: Çdo ngjarje që ndodh në Kosovës është një ngjarje që projektohet dhe instrumentalizohet nga propaganda e Beogradit dhe presidenti serb e ministri i Brendshëm. Ata mbajnë nën tension dhe frikë gjoja për dhunën që mund të ushtrojë shqiptarët. Ata kanë një projekt që duan t’i paraqesin shqiptarët si jo bashkëpunues dhe duan të bindin botën që ky është një realitet që ekziston në Kosovë. Por ata nuk mund t’ia dalin këtij skenari sepse aktorët ndërkombëtarë janë në Kosovë dhe Prishtina është një kryeqytet me dhjetëra ambasada të huaja që monitorojnë zhvillet aty.

Në veri ka grupe kriminale që përkrahen nga politika e Beogradit. Zv. kryetari i listës Serbe është i kërkuar ndërkombëtar për krime dhe kontrabandë. Është shpallur edhe non grata nga DASH. Ai është organizatori kryesor i gjithë asaj që ndodhi të dielën e shkuar. Ai organizoi sirenat e alarmit. Lëvizja në këto komuna është e vështirë dhe prandaj këta individë operojnë në mënyrë kriminale ndaj policëve të Kosovës. Të bën përshtypje se Vuçiç e ka marrë në mbrojtje këtë kriminel të lidhur me politikën.

Bytyçi shtoi se ambasadori amerikan ka arritur një marrëveshje me Kurtin dhe Osmanin për të shtyrë reciprocitetin me 1 muaj deri në shtator.

Bytyçi: Ambasadori amerikan ka arritur një marrëveshje me Kurtin dhe Osmanin për të shtyrë reciprocitetin me 1 muaj deri në shtator. ky kompromis dëshmoi se Kurti dhe Kosova nuk janë për sherre e luftë, aq më pak nazistë sikurse i quan dikush si Grenell dhe ajo marrëveshje dëshmoi se veprimet dhe vendimet e Kosovës janë të rakorduara me faktorin ndërkombëtarë. Këtë e ka konfirmuar edhe Escobar.

Ditën e sotme grupet ilegale serbe kanë sulmuar policinë kufitare të Kosovës rreth 10 herë me armë në liqenin e Ujmanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco