Vjehrri 74-vjeçar rrah nusen e djalit në Gjakovë, tenton ta largojë nga shtëpia me zor veç pse nuk e dëgjoi

Vjehrri 74-vjeçar rrah nusen e djalit në Gjakovë, tenton ta largojë nga shtëpia me zor veç pse nuk e dëgjoi

08:29, 07/08/2022

Rastet e dhunës në familje janë në rritje çdo ditë e më shumë. Zakonisht viktima janë gratë, të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike jo vetëm nga bashkëshortët, por edhe nga pjesëtarët tjerë të familjes.

Sinjali mëson se një rast i tillë është raportuar të shtunën në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, ku një 45-vjeçare ka denoncuar në Polici vjehrrin e saj 74-vjeçar, për dhunën që pretendon se ka ushtruar ndaj saj.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima ka deklaruar para hetuesve policorë se vjehrri i saj e ka sulmuar fizikisht dhe ka tentuar që me zor ta largojë nga shtëpia, duke i shkaktuar kështu shqetësim.

Si rezultat i raportimit, Policia është vënë në lëvizje dhe ka intervistuar edhe palën e dyshuar, i cili gjatë dëshmisë së tij ka bërë të ditur motivin që çoi në konflikt mes tij dhe nuses.

I dyshuari fillimisht e ka mohuar se e ka rrahur gruan e djalit, por që e ka pranuar se e ka kapur me zor, me arsyetimin se nuk e ka dëgjuar çfarë i ka thënë.

Pas përfundimit të intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për dhunë në familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco