“E ftoi brenda dhe…”, shqiptari del para gjykatës në Zimbabve, akuzohet se përdhunoi punonjësen 29-vjeçare në kazinonë e tij

“E ftoi brenda dhe…”, shqiptari del para gjykatës në Zimbabve, akuzohet se përdhunoi punonjësen 29-vjeçare në kazinonë e tij

08:26, 07/08/2022

Një shtetas shqiptar ka dalë ditën e djeshme para Gjykatës në Zimbabve pasi akuzohet se ka përdhunuar një prej punonjëseve të tij.

Aldo Tuci, i cili rezulton të jetë pronari i një kazinoje në vendin afrikan akuzohet se më 30 qershor të këtij viti, e ka ftuar punonjësen brenda ambientit në pronësi të tij dhe ka abuzuar kur nuk ka qenë askush tjetër i pranishëm.

Gjykata dëgjoi se 29-vjeçarja ishte e punësuar në kazinonë e tij në Greystone Park. Në gjyq u tha se Tuci i tha asaj se kishte ndërmend të kryente marrëdhënie intime me të, në mënyrë që ajo të siguronte punën e saj.

Ai dyshohet se ka vazhduar të përdhunojë gruan pa përdorur masa mbrojtëse, raporton gazeta “H Metro”.

Çështja doli në dritë pasi denoncuesja u shkarkua nga puna për pretendimin se kishte mungesë performance.

Të dyshuarit, Aldo Tuci, nuk iu kërkua të deklarohej kur u paraqit para një gjyqtari në Harare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco