Kjo deputete e VV-së i del në mbrojtje Fitore Pacollit, çezmat me përmbajtje ambientaliste

Kjo deputete e VV-së i del në mbrojtje Fitore Pacollit, çezmat me përmbajtje ambientaliste

21:45, 06/07/2022

Deputetja e VV-së, Arbëresha Kryeziu-Hyseni ka reaguar ndaj fyerjeve që iu kanë bërë deputetës, Fitore Pacolli, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas saj janë të papranueshme fyerjet dhe ofendimet kaq të ulëta, si këto të këtyre dy ditëve të fundit, ndaj deputetes Fitore Pacolli. 

"Fitorja kryeson njërin nga Komisionet më të rëndësishme në Kuvend, ku edhe po e bën një punë të jashtëzakonshme. Idea për rregullimin e infrastrukturës për shfytëzimin e ujit të pijes në Kuvend, ka përmbajtje ambientaliste. Për ata që e kuptojnë. 
Të ofendohet kaq rëndë një grua dhe sidomos nga një grua tjetër, është absurde. Cezmet në Kuvend nuk kanë nevojë për fytyra. Fytyrën le ta ruaj secili për vete. Të mos vije puna deri aty sa të shkaktojnë një neveri të tillë si kjo pasi lexon këto statuse e komente neveritëse", ka shkruar ajo në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco