Aliu tregon se është ratifikuar marrëveshja për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë

Aliu tregon se është ratifikuar marrëveshja për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë

21:37, 06/07/2022

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se sot në mbledhjen elektronike të Qeverisë, u miratua Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit dhe Projektit për Lidhjen 🛤️ Hekurudhore Durrës-Prishtinë. 🇦🇱🤝🇽🇰, shkruan Syri.net Kosova.

"Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve për financimin e Studimit të Fizibilitetit të këtij projekti, përkitazi për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.", ka shkruar ministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco