Mustafa: Tendenca e Qeverisë për të kontrolluar tregun e lirë, e rrezikshme

Mustafa: Tendenca e Qeverisë për të kontrolluar tregun e lirë, e rrezikshme

21:15, 06/07/2022

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, e ka cilësuar si të rrezikshme “tendencën e Qeverisë Kurti për të adresuar problemin e inflacionit nëpërmjet kontrollit të bizneseve”.

Sipas tij, kjo tendencë qeveritare për të interferuar në çmime, në vend se të përdorë instrumentet e politikave ekonomike në dispozicion, rrezikon lirinë ekonomike në vend dhe krijon pasiguri për të ardhmen e ekonomisë së lirë të tregut në Kosovë.

Sipas Mustafës, kjo mund të dërgojë sinjale negative te investitorët me pasoja afatgjata për ekonominë e vendit.

“Prandaj, Qeveria e Kosovës nuk duhet të humbë kohë edhe më tutje duke refuzuar ta pranojë faktin se ekonomia e Kosovës është në një krizë inflacioni, por duhet të ndërmarrë sa më parë hapat e nevojshëm për të frenuar rritjen e mëtejme të çmimeve, duke përfshirë:

– lirimin nga TVSH-ja të mallrave që përbëjnë shportën e konsumatorit për një periudhë të caktuar.

– Largimin e akcizës dhe uljen e TVSH-së në produktet e naftës për një periudhë të caktuar kohore”, tha Mustafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco