Kryeshefi i ujësjellësit: Uji në Kosovë është i garantuar dhe i sigurt për pije

Kryeshefi i ujësjellësit: Uji në Kosovë është i garantuar dhe i sigurt për pije

19:19, 05/07/2022

Kryeshefi Ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Sokol Xhafa se uji në territorin e Kosovës është i garantuar dhe i sigurt për pije.

Xhafa theksoi se ky vendim është i shumëpritur nga Ndërrmarja Publike “Ujësjellësi”, sepse sipas tij, kjo kërkesë është bërë në Këshillin Ndërministror për Ujëra.

“Vendimi është i shumëpritur dhe mirëpritur në të njëjtën kohë nga ana jonë si ndërrmajre publike jo vetëm si Ujësjellës “Prishtina”, por po besoj në të gjithë nivel vendi. Ka qenë një vendim që ne e kemi kërkuar në takimet që kemi pasur më herët me Këshillin Ndërministror për Ujëra. Kështu që duhet t’i falënderojmë për kontributin e tyre”, tha ai.

Kurse sa i përket çështjes se çka mund të bëjnë lokalet në ato raste kur mund të ketë reduktime të ujit Xhafa tha se ekzistojnë gjithmonë alternativa.

“Sigurisht alternativat i kanë dhe nuk është laksative që gjithmonë të ketë sistem publik të furnizimit me ujë, sepse mund të kemi restorane edhe në zona ku nuk e mbulon dot asnjëherë pjesa e shërbimeve tona, por pjesa shpjeguese apo vendimi vazhdon tutje dhe thuhet qartësisht që në raste të tilla kur kanë burime alternative, obligohen gastronomitë që të krijojnë marrëdhënie kontraktuale me Institutin e Shëndetit Publik, për ta monitoruar cilësinë e ujit për pije, por në fund të fundit me vet faktin që këto restorante, e pjesa e gastronomisë ofrojnë ushqim dhe çdo ditë për të mirëmbajtur higjienën e enëve që shërbejnë duhet t’i pastrojnë me ujë atëherë ai ujë duhet të jetë i kontrolluar”, tha Xhafa.

Teksa garantoi qytetarët që pjesa e ujit që furnizohet nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është i garantuar dhe i sigurt për pije.

“Pjesa e ujit që furnizojmë ne gjithmonë është brenda standardit të ujit të pijes. Uji është i garantuar për të gjithë dhe këtë i siguroj gjithë konsumatorët tanë qoftë në shtëpitë e tyre qoftë kudo tjetër që gjenden brenda përmbrenda zonës së shërbimit. Uji është i sigurt për pije, është brenda standardeve dhe brenda direktivës evropiane për ujë të pijes”, shtoi ai në emisionin “Ditari”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco