Bilanci i therjes me thikë, dy të lënduar dhe një i arrestuar në Matiqan

Bilanci i therjes me thikë, dy të lënduar dhe një i arrestuar në Matiqan

18:55, 05/07/2022

Në Matiçan janë përleshur me thikë disa persona para pak minutash.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Muharrem Fejza”.

Sipas tij, në lidhje me këtë rast një person është shoqëruar në stacion policor, përderisa dy persona kanë marrë lëndime trupore.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e   para dyshohet për dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë ( thikë) të cilëve u është ofruar trajtimi mjekësor.  Një i dyshuar  që dyshohet të jetë i implikuar në rast, është shoqëruar për në stacionin policor”, ka treguar Borovci për Demokracia.com

Ai ka thënë se policia tashmë ka nisur një hetim për këtë rast me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco