Nervozohen gastronomet për ujin e çezmës: Ne s'po iu detyrojmë për bakshish

Nervozohen gastronomet për ujin e çezmës: Ne s'po iu detyrojmë për bakshish

00:01, 05/07/2022

Sekretari i Përgjithshëm në Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica, nuk po e kupton vendimin dhe tematizimin e vendimit të Qeverisë Kurti që obligon gastronomët t’u shërbejnë ujë nga çezma klientëve.

Sipas tij, historikisht është shërby uji nga rubineti dhe s’ka pas nevojë për një vendim të tillë.

Ai ka krahasuar se nuk përfshihet edhe linja e bakshisheve për stafin ku kjo është e zakonshme pothuajse në çdo vend të botës, madje deri në 20 për qind të vlerës së kuponit.

Postimi i plotë:

Nuk e kuptoj pse osht tematizu kaq shume çeshtja e sherbimit te ujit nga rubineti ne gastronomi e sidomos te behet e obligueshme me vendim nje gje e tille?!

Eshte evidente qe ne gastronomi historikisht eshte sherby uji nga rubineti ne çdo moment kur eshte kerku, perpos rasteve kur nuk ka qene i pijshem e aty ketu me perjashtim te ndokujt qe realisht eshte pakice qe nuk ka pranuar ta ofroje nje sherbim te tille.

Nje shumice e vendeve ne bote nuk e obligojne nje gje te tille me vendim, perfshire dhe SHBA-te. Ne France eshte e obligueshme, por ne Gjermani ose Holande jo. Ne Britani te Madhe eshte e obligueshme vetem kur ofrohet alkool, po ndryshe jo.

Ky vendim tek ne veçse eshte nje realitet i pranueshem, sepse kemi mjaftueshem uje te pijshem per njerezit dhe gjithmone po flas ne emer te gastronomise qe eshte sherbyer sadohere qe eshte kerkuar, madje edhe pa e kerkuar fare.

P.s. Mos te harrojme qe tek ne nuk perfshihen ne kupona fiskal tarifa e sherbimit (Service Fee) apo bashkshishi (TIP) sic eshte e zakonshme pothuajse ne cdo vend qe kemi merak me u krahasu, madje deri ne 20% te vleres se kuponit.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco