Avokati i 9 diplomatëve të shkarkuar nga Gërvalla: Vendimet e saj janë të padrejta, do t’i adresojmë në gjykatë nesër

Avokati i 9 diplomatëve të shkarkuar nga Gërvalla: Vendimet e saj janë të padrejta, do t’i adresojmë në gjykatë nesër

22:41, 04/07/2022

Hajzer Salihu, avokat i nëntë diplomatëve të shkarkuar nga ministrja Donika Gërvalla, i ka reaguar kësaj të fundit pas një deklarate ku thotë se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) i ka konfirmuar si të ligjshme vendimet e saj për shkarkimin e dhjetë anëtarëve të shërbimit diplomatik.

Salihu thotë se deklaratat e Gërvallës nuk qëndrojnë, pasi që KPMSHCK nuk ka bërë kurrfarë konfirmimi të këtillë.

“KPMSHCK ka nxjerrë vendim me të cilin ka shpallur veten jokompetente për të vendosur lidhur me ankesat e këtyre nëpunësve civilë”, shkruan ai në Facebook.

Më pas, Salihu njofton se është në përfundim të përgatitjes së padisë që do ta dorëzojnë nesër në gjykatën kompetente.

“Jemi ne përfundim tê përgatitjes se padisë të cilën shpresojmê qe nesër do ta dorëzojmë pranë gjykatës kompetente, duke kërkuar njëkohësisht edhe shtyrjen e ekzekutmit të këtij vendimi, qe për bindjen tonë ligjore, sikurse vendimet e Ministres, edhe ky është një vendim i padrejtë dhe i pabazuar, dhe i cili u ka shkaktuar dêm të pariparueshëm këtyre nëpunêsve civil”, shkruan më tej Salihu.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

“Ministrja e MPJD-së znj. Gërvalla, ne një intervistë dhënë tek emisioni DPT te Fidan Jupolli, paska thënê se kinse KPMSHCK ka konfirmuar se vendimet e saja për shkarkimin e 10 anëtarëve të shërbimit diplomatik janë tê ligjshme!
Për korrektësi meqë kam qenë përfaqësues i 9 prej të shkarkuarve, me duhet ta demantoj znj. Ministre dhe ti them se KPMSHCK ka nxjerrê vendim me të cilin ka shpallur veten jokompetenr për të vendosur lidhur me ankesat e këtyre nëpunësve civil, vendim me të cilin nuk jemi pajtuar dhe jemi ne përfundim tê përgatitjes se padisë të cilën shpresojmê qe nesër do ta dorëzojmë pranë gjykatës kompetente, duke kërkuar njëkohësisht edhe shtyrjen e ekzekutmit të këtij vendimi, qe për bindjen tonë ligjore, sikurse vendimet e Ministres, edhe ky është një vendim i padrejtë dhe i pabazuar, dhe i cili u ka shkaktuar dêm të pariparueshëm këtyre nëpunêsve civil!
Vlerësimi juridik për një vendim të jokompetencês, si vendim refuzues, nëse nuk është vlerësim i paramenduar dhe tendencioz nga ana e Ministres znj. Gërvalla, lë të kuptohet gjithqka edhe për ligjshmërinë e vendimeve tê saj për shkarkime!”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco