Nga Psikiatria kërcënon gruan dhe fëmijët, arrestohet burri në Gjilan

Nga Psikiatria kërcënon gruan dhe fëmijët, arrestohet burri në Gjilan

08:37, 03/07/2022

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre. Ato shpesh përballen edhe me kërcënime serioze, të cilat detyrohen t’i raportojnë në Polici.

Një rast i tillë që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjilan është denoncuar në Polici nga një 44-vjeçare, e cila ka kërkuar ndihmë për shkak të kërcënimeve nga bashkëshorti i saj.

Sinjali mëson se në dëshminë e dhënë para zyrtarëve policorë, gruaja ka deklaruar se para disa ditësh burrin e saj e kanë dërguar në Psikiatri për shkak të problemeve që kishte shkaktuar, si pasojë e mosmarrëveshjeve me anëtarët e familjes.

Duke menduar se telashet përfunduar, ajo u shqetësua në masë të madhe kur pranoi mesazhe nga bashkëshorti, i cili e kishte kërcënuar atë dhe fëmijët e saj. Kjo e alarmoi gruan dhe e detyroi që ta njoftojë menjëherë Policinë.

Si rezultat i këtij denoncimi, Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur bashkëshortin e saj, i cili ka përfunduar në ndalim policor, nën dyshimet për veprën penale “dhunë në familje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco