Plas sherri mes emigrantëve në kufirin serbo-hungarez, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur!

Plas sherri mes emigrantëve në kufirin serbo-hungarez, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur!

08:31, 03/07/2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi në kufirin me Hungarinë. Një grup emigrantësh janë përleshur mes tyre dhe për pasojë një emigrant ka humbur jetën.

Mediat e huaja shkruajnë se të paktën pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur mes tyre edhe një adoleshente.

Ngjarja ndodhi në një pyll në periferi të Suboticës, rreth 160 kilometra në veri të Beogradit dhe një kilometër nga kufiri hungarez. Policia ka bllokuar hyrjen në këtë pyll.

Sakaq Ministri i Brendshëm serb Aleksandër Vulin ka shkuar në vendngjarje. Të lënduarit janë të moshës 20-30 vjeç dhe nuk kishin dokumente udhëtimi, sipas kryetarit të komunës së Suboticës, Stevan Bakiç.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco