“Je parë si ‘babai i kombit’, si do e rifitosh besimin në Kosovë?”, Sali Berisha befason me deklaratën

“Je parë si ‘babai i kombit’, si do e rifitosh besimin në Kosovë?”, Sali Berisha befason me deklaratën

08:26, 03/07/2022

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një bashkëbisedim me përfaqësues të Diasporës ka folur edhe për marrëdhëniet e reja Shqipëri-Kosovë na rast se ai vjen sërish në pushtet.

Duke iu përgjigjur pyetjes së këngëtarit Gerald Xhari, i njohur për fansat si “Big Basta”, i cili si dhëndër në Kosovë i kërkoi të deklaronte se cilat do të jenë qëndrimet ndaj Serbisë dhe “Ballkanit të Hapur”, Berisha theksoi se kur të vijë në pushtet do të firmosë një marrëveshje të rëndësishme me qeverinë përtej kufirit.

“Një ndër marrëveshjet e para që do firmos me qeverinë e Kosovës do jetë marrëveshje e shtetësisë. Cilido shqiptar në të dyja anët e kufirit do ketë të drejtë të zgjedhë shtetësinë që dëshiron ose të mbajë dy shtetësi”, tha Berisha.

Edukimi i fëmijës tim dhe e ardhmja e tij dhe e jona ishte zgjedhja e Zelandës së Re për të emigruar. Kam investuar më shumë se gjysmën e jetës sime në muzikë dhe më vjen keq se lufta për të drejtën e autorit në muzikë është e humbur.  U frymëzova shumë nga artistët e vjetër që mezi nxjerrin të ardhurat për të nxjerrë muajin dhe ndaj kapa trenin për të ndërtuar një të ardhme për jetën time. Duke qenë se jam dhëndër në Kosovë ndjek me vëmendje lajmet për Kosovën. Duke qenë se jeni parë shpesh si babai i bashkimit të kombit, çfarë politike do të ndiqni që Shqipëria të rifitojë reputacionin në Kosovë dhe të rifitojë besimin e vëllezërve tanë atje?

Berisha: Në rast se bëjmë një vështrim historik, gjënë në një aspekt, në një analogji me vitin 45’. Sigurisht dallimet janë të mëdha, por analogjia në raport me Kosovën për fat të keq është reale. Shqiptarët nuk e njohin mirë historinë, Kosovën e dorëzuan tek divizionet serbo-malazeze të Titos, divizionet partizane shqiptare. Ato nuk futeshin dot në Kosovë, aty i futën divizionet partizane shqiptare që shkuan gjoja për të shpëtuar Kosovën, por shkruan pushtimin e ri të saj. Enver Hoxha thoshte bëmë mirë që ja dhamë Jugosllavisë. Unë ju garantoj ju se prapa projektit të Ballkanit të Hapur, Aleksandër Vuçiç nuk synon asgjë tjetër veçse zhvlerësimin e Kosovës dhe ndarjen e saj. Ndarja e sa natyrisht, kryekëput në favor të Beogradit. Pikërisht në funksion të saj është lufta e ftohtë që Tirana i bën Prishtinës. Në funksion të saj është qëndrimi i Edi Ramës në samitet ndërkombëtare ku mbron haptazi Beogradin dhe nuk shqipëron një fjalë për Kosovën. BE dhe NATO e kanë problem të madh faktin që Vuçiç nuk pranon të zbatojë sanksionet kundër Rusisë. Rama bëhet avokati i tij në samite duke i thënë mos i bëni presion Serbisë, se 80% e popullit serb e konsideron Vladimir Putin një hero të vërtetë, sikur qeveritë e BE të mos e dinë këtë rezultat të anketave të opinionit në Beograd. Sigurisht që kjo merr fund dhe Shqipëria nuk do pranojë kurrë trajtim tjetër ndaj Kosovës veçse si një shtet i barabartë mes të barabartëve në Ballkan. Një ndër marrëveshjet e para që do firmosë më qeverinë e Kosovës do jetë marrëveshje e shtetësisë. Cilido shqiptar në të dyja anët e kufirit do ketë të drejtë të zgjedhë shtetësinë që dëshiron ose të mbajë dy shtetësi. Shqipëria do lobojë siç ka lobuar më përpara për njohje të saj sa më të mëdha ndërkombëtare dhe do ta mbështesë Kosovën në denoncimin e Serbisë në organizmat ndërkombëtare për gjenocidin ciklik serb në Kosovë dhe Veriun e Shqipërisë. Këto do jenë qëndrimet e Partisë Demokratike në raport me Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco