Një ngjarje e rënë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Sarandë, raporton Top Channel.
Mësohet se një nënë është hedhur nga kati i dytë i maternitetit së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, 35-vjeçarja me iniciale M. J. dhe foshnja janë transportuar në urgjencën e spitalit ku edhe po marrin ndihmën e parë.
Aktualisht, nëna së bashku me fëmijën ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Paraprakisht dyshohet se arsyeja që ka çuar të renë të ndërmarrë aktin e rëndë është për shkaqe depresioni.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net