Mjeku shqiptar në Britaninë e Madhe: Shqipëria është nën terapi intensive, të gjithë në protestën e 7 korrikut

Mjeku shqiptar në Britaninë e Madhe: Shqipëria është nën terapi intensive, të gjithë në protestën e 7 korrikut

21:49, 02/07/2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të shtunë një bashkëbisedim online me shqiptarët e diasporës.

Mes pjesëmarrësve në këtë takim ishte edhe mjeku shqiptar në Britaninë e Madhe, Milaim Nela, i cili ftoi të gjithë të bashkohen në protestën e 7 korrikut.

Sipas mjekut Nela, Shqipëria jo vetëm që është në rrezik, por ndodhet në “terapi intensive”.

“Unë jam mjek në Britaninë e Madhe prej 20 vitesh dhe faleminderit Doktor Berishës për mundësinë që na jepni nëpërmjet kësaj platforme që edhe ne të shprehim mendimet tona.

Unë jam një nga ata persona që e kam mbështetur krijimin e një fronti përtej Partisë Demokratike, sepse situata në Shqipëri është krejt e pazakontë.

Si mjek do thoja, që besoj edhe Doktor Berisha do binte dakord me mua, që Shqipëria jo vetëm që është në rrezik, por është në ‘terapi intensive’.

Ky front që ju e keni quajtur për shpëtimin e Shqipërisë, duhet bërë një hap më tej mendoj unë. Duhet të formalizojë bashkimin e të gjithë faktorëve opozitarë me Partinë Demokratike në qendër, që ta shpëtojë Shqipërinë nga zhbërja.

Vendi është në rrezik shumë të madh. Sot nuk kemi luksin për të diskutuar për ide të majta apo të djathta, por vendi ka nevojë për të kontributin e çdo personi apo faktori që është jashtë sektit të Rilindjes.

Njerëzit duhet të dalin të protestojnë më 7 korrik, pasi kanë shumë arsye”, deklaroi mjeku Nela.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco