Vetëvendosje tregon se si po ndryshon gjendja në veri të Kosovës

Vetëvendosje tregon se si po ndryshon gjendja në veri të Kosovës

20:53, 02/07/2022

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një videoje ka paraqitur gjendjen që ka mbretëruar në veri të Kosovës tash 20 vjet, duke thënë se për një vit e gjysmë qeverisje të Kurtit në veri gjendja ka filluar të ndryshojë.

LVV thotë se shumëçka ka qenë përherë e mundshme, por nuk është bërë asnjëherë. “Kjo për shkak se gjithmonë kur është folur për Mitrovicën gjithnjë është folur për ndarjen ose ‘Zajednicën’. Dhe për shkak se bashkëpunëtorët e Listës Serbe dhe Radojiçiqit bashkë me Serbinë kanë përfituar nga mungesa e sundimit të ligjit në atë pjesë. Tashmë, ndryshimi i gjendjes në veri është i qartë”, thuhet në postimin e LVV-së të ilustruar me një video në të cilën paraqiten në mënyrë kronologjike zhvillimet në veri, që nga hyrja e trupave paqeruajtëse të KFOR-it në qershor të vitit 1999.

LVV ka akuzuar ish-pushtetarët se e kanë shfrytëzuar këtë territor për të siguruar të ardhura për vete e për t’ia mundësuar Serbisë kolonizimin.

“Po integrohet veriu na thoshin politikanët tanë që kishin filluar të investojnë në kriptovaluta, ndërkohë që Serbia po vazhdonte kolonizimin duke ndërtuar lagje të tëra si Lugina e Diellit. Po integrohet veriu na thoshin, gjersa ne ua paguanim qindra miliona euro energji elektrike që ata të hapin rrugë të reja të kontrabandës e t’i shtojnë pajisjet për kriptovaluta. 20 vjet zgjati kjo gjendje”, thuhet në videon e LVV-së, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se “sa herë thuhej integrim bëhej ndonjë ndarje e mëtejmë. Dikur madje thanë se veriu nuk vyen gjë, duhet ta japim se është dhuratë e Rankoviqit. Ky është pra veriu që na e kanë lënë PDK, LDK, AAK: territor që atyre ju sjell të ardhura e Serbisë mundësi të reja kolonizimi”.

Vetëvendosje thotë se “me vetëm një vit e gjysmë qeverisje të kryeministrit Kurti, referendumi i Serbisë nuk u lejua të mbahej. Zgjedhjet e Serbisë, që për 20 vjet u mbajtën pa pengesë, nuk u lejuan. Energjia elektrike që për 20 vjet nuk u pagua, tash e tutje do të paguhet. Aty ku më parë policia shkonte vetëm me helikopter, u ndërtuan tri stacione të reja policore. Mallrat e padoganuara u konfiskuan. Rrugët e kontrabandës u mbyllën. Qendrat e kriptovalutave u mbyllën. Laboratorët e prodhimit të drogave u mbyllën. U vendos rend dhe ligj si në asnjë pjesë tjetër të Republikës së Kosovës”, thuhet në video.

“E gjithë kjo ka qenë përherë e mundshme, por nuk është bërë asnjëherë. Sepse gjithmonë kur është folur për Mitrovicën, gjithnjë është folur për ndarjen ose ‘Zajednicën’. Po nuk mund të kishte tema të tjera nga këta bashkëpunues të Listës Serbe e të Radojiçiqit, që bashkë me Serbinë, kanë përfituar nga mungesa e sundimit të ligjit në atë pjesë. Ndryshimi i gjendjes në veri tash është i qartë”, thuhet në video përmbledhjen e LVV-së. /Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco