Anesteziologjia, prioritet në konkursin e specializantëve (VIDEO)

Anesteziologjia, prioritet në konkursin e specializantëve (VIDEO)

20:13, 02/07/2022

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka bërë me dije se gjatë këtij viti do të hapet konkursi për shkollim specialistik, me prioritet të theksuar për lëmin e Anesteziologjisë me Mjekim Intensiv.

Madje, Kryetari i Shoqatës së këtyre profesionistëve shëndetësorë, Lulzim Emini, thotë se në shpalljen e radhës për pranimin e specializantëve të ri, për këtë profil duhet të jetë numër rekord.

Kjo për shkak se mungesa e këtij kuadrit është e theksuar dhe sipas profesionistëve po cilësohet si emergjencë kombëtare.

Derisa, pos anesteziologjisë me mjekim intensiv, hapësirë do të ketë edhe për kardiologjinë invazive, kardiokirurgjinë dhe lëmit që kanë të bëjnë me zhvillimin e shërbimeve të reja.

Ky konkurs do të përgatitet, pas miratimit të plotësim-ndryshimit të udhëzimit aktual për shkollim specialistik, ku siç thonë nga MSh këtu do të punojë edhe një ekspert amerikan.

Ndërkaq, kreu i OMK-së, Pleurat Sejdiu, shton se çështja e specializimeve duhet të rregullohet me ligjin e ri për shëndetësi dhe jo me udhëzim administrativ.

Sejdiu, mes tjerash, thekson se paraprakisht duhet të bëhet një analizë e mirëfilltë e nevojave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco