Për 5 ditë, mblidhen mbi 15 mijë nënshkrime në peticionin për Trustin

Për 5 ditë, mblidhen mbi 15 mijë nënshkrime në peticionin për Trustin

20:09, 02/07/2022

Mbi 15 mijë qytetarë e kanë nënshkruar brenda pesë ditëve peticionin përmes së cilit po kërkohet tërheqja prej 30% e mjeteve financiare në Trust.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, shkruan lajmi.net.

“I fascinuar me angazhimin e qytetarëve për të ri proceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi me Adnan Jasharin, organizator i peticionit dhe protestave të mbajtura në Prishtinë për lejimin e tërheqjes së Trustit”, ka shkruar ai.

“Mirënjohje e veçantë për Adnan Jasharin dhe të gjithë aktivistët, qytetarët qe anekënd Kosovës u organizuan dhe për 5 ditë kanë siguruar mbi 15 nënshkrime për Nismën Legjislative Qytetare për Projektligjin për Trustin”, përfundon postimi i tij.

Projektligji për Trustin është hedhur në votim në seancën e Kuvendit të 23 qershorit, por nuk kaloi pasi pozita e kundërshtoi atë.

Kundër tërheqjes së kursimeve pensionale ka dalë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe kabineti qeveritar i tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco