Arrestohet 73-vjeçari, u paraqit se ka kontakt me zyrtarë të AKI-së dhe ia kërkoi 2 mijë euro viktimës

Arrestohet 73-vjeçari, u paraqit se ka kontakt me zyrtarë të AKI-së dhe ia kërkoi 2 mijë euro viktimës

11:11, 02/07/2022

Mbrëmë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Mashtrim në tentativë”.

Veprimet e ndërmarra hetimore në grumbullimin e  informacioneve në rrugë operative, kanë mundësuar që  të arrestohet i dyshuari B. Gj. 73 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës.

Sipas policisë, “ai dyshohet se është takuar me  ankuesin (viktimën)  nga i cili  ka kërkuar një shumë të parave në vlerë (2000 euro),  kinse i  dyshuari është në kontakt me dy zyrtarë të AKI –s, gjëja të njëjtit i kanë kërkuar që do t’ i kryej shërbime në favor të  viktimës”.

“Të gjitha  veprimet e ndërmarra hetimore  janë zhvilluar me autorizim të  prokurorit  të çështjes, i cili ka urdhëruar që veprimet e mëtejme  hetimore lidhur me rastin   të zhvillohen në drejtim të veprës penale “Mashtrim në tentativë”, duke u zbuluar se është tentuar të keqpërdoret institucioni i AKI-s. Ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco