Njëri shqyen veshin, tjetri thyen kafkën – mjekët apelojnë për kujdes gjatë përdorimit të trotinetëve elektrik

Njëri shqyen veshin, tjetri thyen kafkën – mjekët apelojnë për kujdes gjatë përdorimit të trotinetëve elektrik

10:57, 02/07/2022

Është shtuar numri i atyre që i përdorin trotinetët elektrikë për të kryer shërbime të përditshme por edhe për të bërë rrugën deri në punë.

Mirëpo, mjekët apelojnë për kujdes, pasi vetëm në 24 orët e fundit, në kujdestarinë e QKUK-së kanë qenë 4 raste me lëndime serioze të shkaktuar pikërisht nga trotinetët.

Në postimin e doktor Besnik Ibishit, që ka shpërndarë raportin e kolegut Lavdrim Agushi, thuhet se një 19-vjeçar ka pësuar frakturë të bazës së kafkës dhe lëndime tjera serioze.

Një 7-vjeçare duke lozur me trotinet e goditur nga vetura, ndërsa një 21-vjeçare tjetër ka pësuar lëndime të shumëfishta të ekstremiteteve.

Ndërsa rasti tjetër është ai i një 4-vjeçari që ka shqyer veshin si pasojë e rrëzimit me trotinet.

“Shpejtësia, pakujdesia, sidomos mungesa e infrastrukturës tek ne dhe shumë faktorë tjerë po shkaktojnë lëndime serioze që kushtojnë me jetë” thuhet në apelin e mjekëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco