Serwer- senatorit amerikan: Vuçiq të tha ta telefonoje pas 60 ditësh, a është përgjigjur?

Serwer- senatorit amerikan: Vuçiq të tha ta telefonoje pas 60 ditësh, a është përgjigjur?

08:56, 02/07/2022

Në muajin prill, në Kosovë dhe Serbi kishin qëndruar për vizitë një grup senatorësh amerikanë. Një ndër ta kishte qenë edhe Chris Murphy i cili kishte ardhur për të disatën herë në rajon. Në bisedën që kishte pasur në Beograd me presidentin e Serbisë, ky i fundit i kishte thënë senatorit amerikan se duhej ta telefononte pas 60 ditësh për çështjen e qëndrimit të Beogradit karshi Rusisë, raporton Express.

Këtë gjë është kujdesur që t’ia rikujtojë Murphyt, analisti amerikan, Daniel Serwer, duke i thënë Murphyt nëse ka biseduar me Vuçiqin dhe nëse ky i fundit është përgjigjur në pyetjen se “ a do të qëndroni me kombet demokratike dhe do të sanksiononi Rusinë, apo do të vazhdoni të luani me të dyja palët?”.

“Chris Murphy, Aleksander Vuçiq  tha se duhet ta telefononi për 60 ditë, që ishte javën e kaluar. A i është përgjigjur ai pyetjes suaj, e cila ishte: “a do të qëndroni me kombet demokratike dhe do të sanksiononi Rusinë, apo do të vazhdoni të luani me të dyja palët?”, ka shkruar Serwer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco