Vazhdon i nxehti 'përvëlues', këto janë temperaturat sot në Kosovë

Vazhdon i nxehti 'përvëlues', këto janë temperaturat sot në Kosovë

08:17, 02/07/2022

Fillimi i muajit korrik do të karakterizohet me mot pothuaj të ngjashëm me ditët e fundit të qershorit. Kjo situatë vije si pasojë e temperaturave të larta dhe formimin e vranësirave konvektive në stadet e ulëta dhe të mesme të troposferës.

Vendi ynë vazhdon të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, të cilat do të mbeten prezent mbi Gadishullin tonë deri me datë 6-7 korrik dhe vlerat e këtyre temperaturave të larta do të krijojnë kushte për stuhi lokale të përcjella me reshje dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë dhe bëjmë apel që të respektohen këshillat e IHMK dhe të IKSHP.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco