Azem Vllasi zbulon planin e Vuçiqit: Po e bën këtë për t’i hyrë në qejf Putinit

Azem Vllasi zbulon planin e Vuçiqit: Po e bën këtë për t’i hyrë në qejf Putinit

08:10, 02/07/2022

Ish-politikani Azem Vllasi vlerëson se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po frikëson serbët e Kosovës vetëm për t’i hyrë në qejf presidentit rus, Vladimir Putin.

Vllasi thotë se e gjithë kjo është një propagandë që bëhet nga Serbia që nga koha e Millosheviqit.

 

“E kam përcjellë gjithë fjalimin dhe reagimin e Vuçiqit lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe m’u kujtua se që nga koha e Millosheviqit propaganda e tyre tenton që serbët e Kosovës t’i frikësojë nga shqiptarët e Kosovës dhe se vetëm Serbia mund t’i shpëtojë ata. Kjo propagandë vazhdon që nga koha e Millosheviqit dhe askush nuk është duke i rrezikuar serbët e Kosovës, pasi janë qytetarë të këtij vendi.”

“Qëllimin e ka më të gjerë kjo çështje pasi serbët e Kosovës as që i dëgjojnë fjalimet e tilla, por t’i dëgjonin sot do të lëshonin Kosovën, Vuçiqi në fjalimin e tij, që është artist i keq, i cili nuk dihet se çfarë qëllimi saktësisht ka. Ai më shumë i kritikoi dhe ofendoi shtetet evropiane kinse ato po e shtyjnë Qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin që të marrë vendime reciprociteti”.

“E gjithë këtë Vuçiq e bën që t’i hyjë në hatër Putinit edhe duke kundërshtuar shtetet evropiane, duke mos vënë sanksione ndaj Rusisë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës”, tha Vllasi.

Mes tjerash, Vllasi vlerëson se vendimi i qeverisë për reciprocitetin është i drejtë veçse ka një sugjerim, njofton Klankosova.tv.

“Vendimi i reciprociteti për kalimin kufitar është i drejtë, por kam një sugjerim se serbët e Kosovës që kanë letërnjoftim të Serbisë kur kalojnë matanë kufirit, Qeveria duhet ta plotësojë vendimin që shqiptarët e Luginës së Preshevës të hyjnë me dokumentet poseduese dhe mos të maltretohen me ato copa letre nëpër kufij. Ky pastaj do të ishte reciprocitet i plotë,” tha Vllasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco