Një fëmijë goditet nga vetura në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Një fëmijë goditet nga vetura në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

22:57, 01/07/2022

Një fëmijë i gjinisë femërore është goditur nga një veturë sonte rreth orës 20:45 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:45, është raportuar se në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor, në mes të një veture dhe një këmbësoreje (fëmijë). Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë Borovci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco