Më shumë se 20 invalidë të luftës pa proteza, në pritje të ndihmës nga Qeveria

Më shumë se 20 invalidë të luftës pa proteza, në pritje të ndihmës nga Qeveria

21:00, 01/07/2022

Për lirinë e vendit i fali gjymtyrët. Dy dekada më parë, Bajrush Ademaj nuk kurseu asgjë në luftë me armikun.

 

E kur Kosova u çlirua, e më pas erdhi edhe pavarësia, patericat invalidin e luftës e shoqërojnë kudo që shkon.

Por, duke ditur qëllimin e luftës së tij, ky thotë se përpiqet ta përballojë këtë gjendje.

Në mënyrë që të ecë pa paterica, invalidit të luftës i nevojiten mijëra euro.

Një lajm të mirë për Ademajn dhe shokët e tij të luftës që kanë të njëjtin fat, iu kumtua përfaqësuesit të tyre në takim me kryeministrin Albin Kurti.

Por, cilat proteza iu nevojiten aktualisht invalidëve të luftës?

Në lidhje me këtë çështje është formuar edhe një grup punues në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili ka plane që protezat e sofistikuara të sigurohen edhe në Kosovë.

Një nga anëtarët e këtij grupi thotë se qëllimi i tyre është që kjo të arrihet sa më shpejt.

Jetëgjatësia e protezave është tejet e shkurtër dhe mirëmbajtja e tyre e domosdoshme.

Rregullimi i një proteze merr kohë më së shumti dy javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco