Ky është bilanci i Qeverisë për gjashtë muajt e parë të 2022-ës

Ky është bilanci i Qeverisë për gjashtë muajt e parë të 2022-ës

07:43, 01/07/2022

Kjo e enjte shënoi 30 qershor. Sapo kemi hyre ne muajin korrik, që nënkupton përfundimin e gjysmës së parë të vitit. Andaj, le t’i bëjmë një bilancë të shkurtër Qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti.

Shefi i ekzekutivit ishte shumë aktiv. Jo aq në qeverisjes, sa në udhëtime jashtë vendit. Nga Prishtinë në Bruksel, Gjermani, Zvicër e mbi të gjitha SHBA.

Në këta gjashtë muaj, Kurti mund të quhet, në mënyrë sarkastike e simbolike, si kryeministër në “ekzil”, sepse mbi 30 ditë, ai qëndroi jashtë vendit.

Udhëtimi drejt “tokës së premtuar” ishte vizita e tij më e gjatë jashtë vendit. Saktësisht 18 ditë qëndroi në Amerikë, por pati pak takime të rëndësishme të nivelit politik. Takimi që vlen të përmendet në këtë përmbledhje, ishte ai me Jack Sullivan, këshilltar për siguri kombëtare i Presidentit amerikan, Joe Biden.

Ndonëse ishte vet i gjashti në SHBA, Kurti harxhoi pak. 36 mijë euro ishte totali që harxhoi Kurti me vartësit e tij në Amerikë.

[Shiu vërshon Prishtinën, qytetarët u dalin në ndihmë njëri-tjetrit]

Kosovë / Shiu vërshon Prishtinën, qytetarët u dalin në ndihmë njëri-tjetrit

Nga atje, Kurti udhëtoi për në Davos të Zvicrës, e ku mori pjesë në Forumin Ekonomik Global, e ku takoi pak liderë, për të cilët thënë të drejtën nuk ia vlen të zgjatemi më shumë.

Por, Qeveria Kurti në këto gjashtë muajët e parë të vitit 2022, mbahet mend edhe për negociatat me Serbinë.

Në fakt, Kurti këtë vit pati vetëm një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, e ku darkuan së bashku.

Por, shumë më shumë takime për dialog, realizoi Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, që gjithashtu është kryenegociatori kosovar me Serbinë.

Pas shumë raundesh, takimesh, përplasjesh e kundërshtimesh, dy palët, pra Kosova e Serbia, arritën të merreshin vesh për një çështje: faturimin e energjisë elektrike në veri të vendit.

Krejt në fund të qershorit, dy vendet nënshkruan një marrëveshje të re, teksa një kompani në pronësi të shtetit serb do t’i mbledh paratë nga qytetarët e veriut.

Megjithatë, Bislimi mbahet mend për deklarata skandaloze. Ajo që vlen të përmendet këtu është arsyetimi i tij për ikjen e mjekëve nga Kosova.

“Mjekët ikin edhe nga Gjermania”, ishte deklarimi i numrit të Qeverisë.

Ndërsa, në aspektin ekomomik, këto gjashtë muajët e parë të 2022-tës, mbahen mend për rritjen e çmimeve të shumicës së gjërave të përdorura në përditshmëri.

Agjencia e Statistikave të Kosovës javë më parë bëri të ditur se inflacioni është rritur në 12.5 për qind teksa sipas indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit është rritur për 0.9 për qind.

Nepotizëm? Punësime partiake? Natyrisht që nuk munguan këtë gjysmë vit qeverisje.

Punësimi i motrës së ministrit Xhelal Sveçla, afera e punësimit të militantëve në Korporatën Energjetike e Kosovës, skandali financiar i Martin Berishajt e tenderë për motrën e dhëndrin e zëvendësministres së Kulturës, janë vetëm disa nga ngjarjet që duhet të përmendet këtu. Megjithatë, skandale ka më shumë, shumë më shumë se çfarë ka hapësirë ky tekst për të përfshirë.

Por, nuk ka assesi mundësi të mos ritheksojmë edhe një herë aferën “Jaranat e Liburnit”. I botuar nga emisioni “Ditari i Buzhalës”, kjo aferë është një nga njollat më të zeza të qeverisjes së Kurtit. Ky i fundit, asnjëherë nuk foli për këtë çështje.

Këto gjashtë muaj nuk sollën as liberalizimin e vizave.

Kapja e Universitetit të Prishtinës, që ngjalli shumë reagime, është një nga punët jo të mira të këtij gjysmë vjetori.

Natyrisht, njollë e zezë katran është shkelja e Kushtetutës nga ana e ministres Arbërie Nagavci, e cila u gjet fjatore nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me reformat në arsim në Kamenicë.

Rozeta Hajdari, ministre e Ndërmarrësisë, shkeli një fëmijë, teksa arsyetimi i saj ishte skandaloz. Nuk dihet se deri në çfarë shkalle kanë shkuar hetimet nga ana e Policisë për këtë rast.

Natyrisht, një punë e mirë është rritja e pagës minimale. Por, anashkalimi i veteranëve të luftës, duke mos u ofruar rritje të pensioneve, meriton notë jo kaluese.

Edhe në lidhje me transparencën, Kurti meriton notë negative. Pak intervista, e asnjë përballje me analistë – kështu do të mund të përshkruhej gjashtë mujori i parë i Kurtit.

Kujtojmë, që sulmet në veri të vendit ndaj Policisë së Kosovës mbeten ende të pazbardhura.

100 milionët e ndarë për punëtorët është një vendim i cili, në njërën anë, u lavdua, e në anën tjetër, u kritikua.

E reciprociteti për letërnjoftime ndaj Serbisë, është një punë pozitive.

Por, gjashtë mujori i parë i këtij viti, nuk solli reciprocitetit tregtar e ekonomik që Kurti premtoi se është çështje ditësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco