Zv.ministri komenton për 'vajin në tepsi': E kam lexuar në libra

Zv.ministri komenton për 'vajin në tepsi': E kam lexuar në libra

23:56, 29/06/2022

Zëvendësministri i drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se frazën e “vajit në tepsi” e ka lexuar në libra.

I pyetur se a është bërë 'meme' ai ka thënë se ndoshta me orkestrim të caktuar.

“Jemi bërë, ndoshta me ndonjë orkestrim të caktuar, por le të jetë ajo për njerëz të tjerë”, tha ai.

“Këtë diskrecion, ose komunikim, të vëllimit të cilësisë së punës të shqyrtojnë nëse duhet të behet një krahasim i tillë më punën që bëhet në Ministrinë e Drejtësisë.”

Unë e kam bërë një gjë të tillë, unë mendoj që ka njëfarë lloj sensi, sepse e kemi prej leximeve nuk është që është prodhuar aty për aty”, shtoi ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco