Kusari-Lila komenton vendimet e Qeverisë Kurti: Kredibiliteti i shtetit veç po rritet

Kusari-Lila komenton vendimet e Qeverisë Kurti: Kredibiliteti i shtetit veç po rritet

22:55, 29/06/2022

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar vendimet e sotme të Qeverisë Kurti.

Ajo thotë se kredibiliteti i shtetit po rritet si brenda ashtu edhe jashtë. “Ashtu siç duhej të ishte dhe ashtu siç e kemi obligim ta bëjmë”, shkruan Kusari-Lila.

Tutje ajo thotë se autoriteti i institucioneve të vendit po shtrihet dhe zgjerohet ashtu siç duhet në gjithë territorin dhe për të gjithë qytetarët pa dallim etnie.

Njoftimi i plotë:

Vendimet e sotme të Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme, ku:

1. Iu është mundësuar pronarëve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS prej datave  01.08.2022 deri më 30.09.2022, konfirmon përmbylljen e një periudhe të paligjshmërisë dhe pabarazisë mes qytetarëve të Republikës.

2. Është vendosur reciprociteti në mes të dy vendeve lidhur me dokumentet e identifikimit të qytetarëve të dy shteteve.

Kabineti qeveritar sot vendosi që çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.

Autoriteti i institucioneve të vendit po shtrihet dhe zgjerohet ashtu siç duhet në gjithë territorin dhe për të gjithë qytetarët pa dallim etnie.

Kredibiliteti i shtetit po rritet si brenda asbtu edhe jashtë, ashtu siç duhej të ishte dhe ashtu siç e kemi obligim ta bëjmë.

Kosovën vend të sigurt dhe të barabartë për të gjithë pa dallim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco