Klinaku: Dorëheqja e vetëm një ministri është amnisti për kryeministrin

Klinaku: Dorëheqja e vetëm një ministri është amnisti për kryeministrin

22:16, 29/06/2022

Përfaqësuesi i veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku ka shprehje mospajtimin e tij që të kërkohet dorëheqja e vetëm një ministri. Ai ka thënë se kjo do të ishte amnistri ndaj kryeministrit.

Ai ka theksuar se qëndrimi i OVL-UÇK-së mbetet i njëjti lidhur me çështjen e ligjit për veteranët, shkruan Syri.net Kosova.

“Po më detyroni që ta përsëris qëndrimin tim sikur herave të tjera. Kërkesa për dorëheqje të një ministri/e, është amnesti ndaj kryeministrit. Poashtu, sa i përket se a ka kthyer përgjigje qeveria rreth ligjit për veteranët që lidhet me pagën minimale, jemi deklaruar atë ditë për media pas takimit që kishim me ta e qëndrimi jonë nuk lëkundet: “Kjo nuk është çështje ofertash por çështje ligjore. Ata thërrasin seancë, ne thërrasim protestë”. E nëse nuk marrin vesh, kërkohet dorëheqja e qeverisë, e jo vetëm e një ministri.”, ka shkruar Klinaku.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati u bë sot qendër e vëmendjes, pasi në media doli një qëndrim i vjetër i tij nga vitit 2016. që ishte shprehur në rrjete sociale, e që kishte të bënte me veteranët.

Ai kishte përdorur gjuhë të ashpër ndaj veteranëve, duke i krahasar ata me merecenarë, për faktin që kërkonin pensione.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco